I lindur me 20/03/1957 në fshatin Isniq komuna e Deçanit, i martuar, baba i 4 fëmijëve.
Shkollën fillore e kam mbaruar në fshatin Isniq komuna e Deçanit, ndërsa shkollën e mesme Gjimnazin " Vëllezërit Frashëri" në Deçan, ndërsa fakultetin juridik e kam përfunduar në Prishtinë në vitin 1982, ndërsa Provimin e jurisprudencës e kam dhënë me datë 14/03/2002.
Përvoja e punës:
Nga data 13/12/1982 kam punuar si sekretar në shkollën fillore " Isa Boletini" në fshatin Isniq;
Nga 01/01/2000 e deri më 01/05/2005, kam punuar Gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Deçan;
Nga 01/05/2005, jam zgjedhur Prokurorë në Prokurorin e Qarkut - Departamenti për Krime te Rënda në Pejë, të cilën detyrë e ushtroj edhe tani;
Nga 01 janar 2016, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës......vazhdon
Trajnimet e ndjekura:
Në vitin 2000 kam ndjekur trajnimin e organizuar nga OSCE në Institutin e Gjyqësisë të Kosovës për gjyqtarë dhe Prokurorë;
Më 21-22/gushtë/200 kam ndjekur trajnimin e organizuar nga Këshilli i Evropës për Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut;
Më 04 - 06 Qershor 2003, kam ndjekur trajnimin në Institutin Gjyqësorë të Kosovës në bashkëpunim me organizatën për Zhvillim ndërkombëtar të Ligjit (IDLO) për çështjet e shkathtësive efektive për vendimmarrje;
Nga 03 - 05 shkurt 2003 nga Institut Gjyqësorë i Kosovës me bashkëpunim me IDLO- kam ndjekur trajnimin nga caktimi i çështjes të vendimit përfundimtar;
Më 22 - 23 nëntor 2004, në Institutin Gjyqësorë të Kosovës në bashkëpunim me USAD-it, aplikimi profesional i magjistratës.
Nga data 27 - 30 shtatorë 2005, i organizuar nga USAD-it, kam kryer trajnimin për menaxhim të rasteve;
Nga data 17 - 20 nëntor 2009 në Karolinën e Veriut kam ndjekur trajnimin për hetimin shtetëror të Drogave;
Në Qershor të vitit 2009 në Prishtinë nga Departamenti i Gjyqësorit Amerikan kam ndjekur trajnimin për seancat e shqyrtimit kryesorë, e po ashtu kam kryer edhe trajnime tjera në nivelin regjional.