190 - Per | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Ikramije Bojaxhiu - Anëtare

Ikramije Bojaxhiu

E lindur më 06.12.1969, në fshatin Plavë, Komuna e Dragashit, jeton në Prishtinë.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Prizren.

Në vitin 2001, ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2004, ka kryer Provimin e Jurisprudencës.

Përvoja e punës:

Prej vitit 2003-2004, Praktikante në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë;

Nga muaji mars 2004, deri në dhjetor 2004, zyrtare ligjore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë;

Prej 01.01.2005, deri më 20.10.2010, bashkëpunëtore profesionale në PPQ, në Prishtinë;

Nga data 22.10.2010, deri më 31.12.2010, Prokurore në ish Prokurorinë Komunale në Prishtinë;

Nga data 01.01.2011, Prokurore në ish Prokurorinë e Qarkut-Prishtinë, ndërsa nga janari  i vitit 2013, Prokurore në Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë;

Nga 01 janar 2016, anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës - vazhdon.

Trajnime profesionale të ndjekura jashtë vendit:

Nga viti 2009, deri në vitin 2010, kam ndjekur trajnimin për Gjyqtar dhe Prokuror (Programi fillestar për arsimimin ligjor) në Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe aktualisht trajnere e angazhuar në Programin Fillestar Ligjor në këtë Institut.

Ka të kryer trajnimin për të drejtën Evropiane në vitin 2010, pastaj trajnimin e aftësimit për trajner për të drejtën Evropiane, tani trajnere për aplikimin e së drejtës së BE-së në praktikë.

Ka përpiluar Modulin me temën procesverbalet.

Ka punuar temën “Gjykata Evropiane e Drejtësisë”,  pjesë e Modulit për të Drejtën e Bashkimit Evropian.

Trajnim i trajnuesve -niveli bazik-Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe trajnimi 10 mujor për trajner;

Trajnimi për menaxhimit dhe operimin e Gjykatave, në Akademinë Gjyqësore në Turqi;

Trajnimi për krimet kundër mjedisit, në Budapest;

Trajnimi për Akcesionin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e krimit të organizuar transnacional, në Zagreb;

Ka marrë pjesë në vizitë studimore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg dhe në konferencën e mbajtur në Trier të Gjermanisë, të organizuar nga Akademia Gjyqësore.

Pjesëmarrëse në vizitën studimore në Zagreb, me temën “Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit”.

Ka kryer trajnimin në Kroaci, me temën “Aksesioni Evropian dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën e krimit të organizuar”.     

Ka marrë pjesë trajnimin e mbajtur në Budapest-Hungari, me temën “Trafikimi me qenie njerëzore”;

Ka ndjekë trajnimin në Budapest, me temën “Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit”;

Pjesëmarrëse në punëtorinë e mbajtur në Ohër, në trajnimin e organizuar nga Agjencioni i Aviacionit Civil të shtetit të Maqedonisë;

Pjesëmarrëse në punëtorinë e mbajtur në Bukuresht, për projektin “Bashkëpunimi mbi krimin kibernetik”;

Trajnimet e ndjekura në vend

Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Përmirësimi i shkathtësive trajnuese”;

Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim”, sipas programit NITA.

Ka të kryer trajnimin me temën “Avokimi i viktimave-dëshmitarët”;

Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Keqtrajtimi dhe Pornografia e fëmijëve”, organizuar nga ICITAP.

Ka marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët me temën “Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale”, të organizuar nga Dogana e Kosovës dhe DFID.

Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Kodi i Procedurës Penale dhe procedurat gjyqësore”.

Ka të kryer trajnimin me temën “Auditimi i zbatimit të Ligjit të Prokurimit”, organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit-Prishtinë.

Ka marrë pjesë në seminarin regjional me temën “Menaxhimi i aseteve të konfiskuara”.

Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Hetimi i vrasjeve”, organizuar nga ICITAP-Prishtinë.

Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Provat dhe të provuarit”, të organizuar nga Ambasada Amerikane.

Ka ndjekë trajnimin me temën “Veprat penale kundër detyrës zyrtare”, organizuar nga IGJK-OSBE.

Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Zbatimi i Strategjisë për reduktimin e numrit të lëndëve në prokurori”;

Ka marrë pjesë në trajnimin me temën për “Torturën Protokolli i Stambollit dhe konventat ndërkombëtare”;

Ka marrë pjesë në Konferencën me temën “Promovimi i reformave në paraburgim”.