192 - Per | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Zejnullah Gashi-Anëtar

Zejnullah Gashi

Lindur më 06.08.1974, në Atmagjë të Prizrenit.

I martuar, baba i tre fëmijëve.

Arsimimi:

Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Nashec të Prizrenit.

Shkollën e mesme në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin 2003.

Provimin e Jurisprudencës në Prishtinë në vitin 2007. 

Studimet në Master drejtimi Juridiko Financiar, ka dhënë të gjitha provimet e parapara me program dhe është ne pritje të mbrojtjes së temës së diplomës.

Përvoja e punës: 

Punoi në Policinë e Kosovës, nga viti 2000 si hetues në stacionin policor në Prizren deri ne vitin 2003, pastaj si hetues dhe shef i Krimeve ekonomike, Hetimeve Financiare dhe njësisë Antikorrupcion deri në vitin 2010.

Gjyqtar në Gjykatën Themelore, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Kundërvajtës nga viti 2010 deri në 2013.

Gjyqtar në Gjykatën Themelore, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal nga 2013 deri në funde të vitit 2015.

Nga muaji Nëntor 2015, ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Nga Janari i vitit 2016, zgjedhët anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Trajnimet e ndjekura:

Në vitin 2000 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Basic Law Enforcement Traning Course"e organizuar nga OSCE.

Në vitin 2004 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Advenced Criminal Investigation Course"e organizuar nga OSCE dhe UNMIK.

Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” First Line Supervision Course"e organizuar nga OSCE dhe UNMIK.

Në vitin 2006, ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Comprehensive Course on Financial Investigations" e organizuar nga UNMIK Financial Investigation Unit, mbajtur në Prishtinë.

Në vitin 2006, ka marrë pjesë në trajnimin me temën” The Training Course on Financial Investigations and Confiscation of Proceeds from Crime"e organizuar nga CARDS POLICE,e financuar nga BE.

Në vitin 2006, ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Financiar Accouunting and Tax Regulation Traning Course" e organizuar nga  SCAAK.

Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Police Cooperation in Fight against Trafficking of Human Beings, Smuggling and Illegal Migration"e organizuar nga Austrian Devlopment Agency.

Në vitin 2008, ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Hetimi i korrupsionit" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.

Në vitin 2008, ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”HETIMI I MASHTRIMIT DHE SHKELJEVE TË DEBITORIT" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.

Në vitin 2008, ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Hetimi i falsifikimit" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.

Në vitin 2008, ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Trajnim themelor mbi hetimet e krimit financiar" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Evropë, mbajtur në Prishtinë.

Në vitin 2011, ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”For Successful completion of the National Institute for Trial Advocacy Training" e organizuar nga  IGJK dhe NITA, mbajtur në Prishtinë.

Në vitin 2012, ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”For attending the training on European Convention on Human Rights and Fundamental Freedoms" e organizuar nga  IGJK dhe TWINNING, mbajtur ne Prishtinë.

Në vitin 2013, ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Ligji për konfiskimin, ngritja e aseteve dhe pastrimi i parave" e organizuar nga Ambasada Britaneze në Prishtinë, Republika e Kosovë dhe IGJK, mbajtur në Prishtinë.