75 - Per | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel

Kompetencat e Komisionit: 

  • mbështetë zhvillimin e politikave për planifikim dhe ekzekutim te buxhetit të KPK-së.
  • mbështetë Divizionin për Buxhet dhe Financa në procesin e planifikimit buxhetor dhe arsyetimin e kërkesave buxhetore adresuar në Kuvendin e Kosovës.
  • këshillon dhe mbështes Divizionin për Buxhet dhe Financa në zgjedhjen e instrumenteve dhe metodave për përcaktimin e standardeve për linjat ekonomike.
  • rishikon propozimin e buxhetit vjetor dhe të paraqesë vërejtjet dhe rekomandimet;
  • jep arsyetime dhe argumente në mbështetje të buxhetit vjetor për prezantim dhe mbrojtje përpara Kuvendit të Kosovës;
  • raporton te KPK mbi ekzekutimin e buxhetit në baza të rregullta, dhe/ose sipas nevojave të veçanta;
  • raporton te KPK mbi problemet e identifikuara gjatë ekzekutimit të buxhetit të cilat ndikojnë në funksionimin e prokurorive;
  • komunikon me Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa mbi çështjet buxhetore për KPK;
  • funksionon si lidhje ndërmjet KPK-së dhe akterëve brenda dhe jashtë vendit, si Kuvendi i Kosovës, media dhe opinioni publik, mbi çështje të buxhetit;
  • harton raporte për nevoja të brendshme të KPK-së dhe dokumente të tjera informative për publikim të jashtëm;
  • përcjellë praktikat dhe standardet e planifikimit të buxhetit të shteteve të Bashkimit Evropian si dhe të përgatisë bazën për implementimin e praktikave më të mira, ashtu siç aplikohen, për KPK-në;
  • mbështetë në vlerësimin e nevojave për trajnim të prokurorëve, zyrtarëve financiarë, dhe/ose stafit tjetër përkatës mbi çështje financiare dhe të propozojë programin e trajnimeve që i përmbush nevojat.
  • shqyrton çështjet e tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë nga KPK, i barten këtij Komisioni;
  • propozon ekspertë për çështje të caktuara në fushëveprimin e Komisionit me miratimin e KPK-së;

Kryesues i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel është anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurori,  Zejnulla Gashi, ndërsa anëtarë të këtij komisioni janë: anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës - prokurorja, Radica Milic dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Haki Gecaj.

Komisioni për Vlerësimin të Performancës

Kompetencat e Komisionit:

  • Komisioni ka kompetencë vlerësimin e përformancës së prokurorëve gjatë mandatit fillestar dhe vlerësimin e rregullt të prokurorëve, në bazë të procedurave të përcaktuara me ligj, këtë Rregullore dhe aktet e tjera të miratuara nga KPK.
  • Në ushtrimin e aktiviteteve të tij, Komisioni do të ketë qasje në informatat, dosjet, lëndët dhe statistikat e plota të prokurorit që i nënshtrohet procesit të vlerësimit.
  • Pas përfundimit të vlerësimit, Komisioni propozon notimin e prokurorit sipas niveleve: pamjaftueshëm, mjaftueshëm, mirë dhe shumë mirë.
  • Komisioni nxjerr një raport përfundimtar me propozimin për vlerësim të prokurorit përkatës, raport që dorëzohet në KPK, jo më shumë se një muaj pas vlerësimit.
  • KPK vendos për vlerësimin përfundimtar të prokurorëve.

Kryesues i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve është zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurori,  Idain Smailji, ndërsa anëtar të këtij komisioni janë: anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës - prokurorja, Ikramije Bojaxhiu dhe prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sylejmani.

 

 

Komisioni për Cështje Normative

Kompetencat e Komisionit:

  • Të shqyrtojë bazën juridike për aktet nënligjore dhe dokumentet tjera normative, para miratimit të tyre në Këshill, përkatësisht a janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe rregulloret ekzistuese të Këshillit;
  • Të  analizojë dhe vlerësojë përshtatshmërinë e akteve nënligjore ekzistuese për funksionimin e  Këshillit dhe prokurorive;
  • Të shqyrtojë dhe përgatisë rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve, udhëzimeve administrative dhe dokumenteve të tjera para se dërgohen në Këshill për miratim;
  • Të shqyrtoj çështjet që lidhen me metodologjinë dhe me teknikën unike të hartimit të akteve nënligjore;
  • Të mbikëqyrë zbatimin e akteve nënligjore;
  • Të shqyrtojë çështjet e tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë nga Këshilli, i barten këtij Komisioni;
  • Të angazhojë ekspertë sipas nevojës, për çështje të caktuara në fushëveprimin e komisionit me miratimin e Këshillit;
  • Të organizojë dëgjime publike për çështje të caktuara gjatë hartimit të akteve nënligjore;
  • Komisioni kontakton me komisionet e tjera të Këshillit për t’i harmonizuar dhe unifikuar procedurat e punës dhe organizimit të tyre.

Kryesues i Komisionit për Çështje Normative është anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurori,  Bahri Hyseni, ndërsa anëtar të këtij komisioni janë: anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës - prokurorja, Deshirë Jusaj dhe prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

 

 

Komisioni për Administrimin e Prokurorive

Kompetencat e Komisionit: 

  • Përgatitjen dhe rekomandimin e politikave për administrim të prokurorive, përfshirë:
  • menaxhimin e rrjedhës së lëndëve përfshirë menaxhimin përmes   sistemit elektronik;
  • menaxhimin e objekteve dhe pasurisë së prokurorive;
  • qasjes së publikut në prokurori dhe ngritjes së efikasitetit të shërbimeve të administratës;
  • unifikimin e praktikës së administratës në të gjitha prokuroritë e Kosovës, dhe
  • vlerësimin periodik të ngarkesës me lëndë nëpër prokurori, nevojën për prokurorë dhe staf shtesë si dhe specializimin e tyre.
  • Inspektimin e mbajtjes së regjistrave dhe evidencave në prokurori;
  • Krijimin dhe bashkërendimin e programeve dhe projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e administrimit të prokurorive;
  • Mbikëqyrin dhe raportojnë në KPK për zbatimin e akteve normative, politikave dhe strategjive lidhur me administrimin e prokurorive;
  • Rekomandime rreth aktiviteteve dhe kërkesave të Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve;
  • Me kërkesë të Këshillit, adreson çështje tjera lidhur me administrim të prokurorive;
  • Komisioni ka të drejtë që me qëllim të administrimit të prokurorive të themelojë grupe punuese.
  • Në punën e tij Komisioni bashkërendon punën edhe me komisionet e tjera të Këshillit për çështje të ndërlidhura. 

 

Kryesues i Komisionit për Administrimin e Prokurorive është anëtarja e i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurorja Radica Milic, ndërsa anëtar të këtij komisioni janë: zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina dhe prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Veton Shabani.

Komisionet

Në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës veprojnë komisionet e përhershme dhe të përkohshme të Këshillit.

Komisionet e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë trupa të përhershëm që ndihmojnë Këshillin në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të parapara me akte ligjore.