1. Departamenti për buxhet, financa dhe shërbime të përgjithshme ka përgjegjësitë në vijim:
1.1. Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet;
1.2. Udhëheq, koordinon dhe mbikqyrë planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve lidhur me buxhetin dhe financat e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
1.3. Udhëheq, koordinon, mbikqyrë dhe siguron logjistikën e nevojshme për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;
1.4. Zbaton politikat dhe vendimet e Këshilli dhe Prokurori i Shtetit që përkojnë me buxhet, financa dhe shërbime të përgjithshme, dhe
1.5. Administrimin dhe menaxhimin efikas dhe efektiv me asetet, pajisjet dhe shërbimet për Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.
Struktura e Departamentit
1. Departamenti për buxhet, financa dhe shërbime të përgjithshme ka strukturën në vijim:
1.1. Divizionin për Buxhet dhe Financa, dhe
1.2. Divizionin për Shërbime të Përgjithshme i cili përbëhet nga:
1.2.1. Zyra për transport, dhe
1.2.2. Zyra e logjistikës dhe mirëmbajtjes.
1. Divizioni për Buxhet dhe Financa ka përgjegjësitë në vijim:
1.1. Përgatitjen e propozim-buxhetit për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;
1.2. Koordinimin e çështjeve buxhetore dhe financiare për të gjitha programet (kodet buxhetore) të Këshillit;
1.3. Sigurimin e bashkëpunimit të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit;
1.4. Planifikimin dhe kontrollin efektiv mbi financat dhe shpenzimet;
1.5. Përgatitjen e Urdhër Zotimeve dhe Pagesave (CPO);
1.6. Barazimin e shpenzimeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit me shënimet e Ministrisë së Financave;
1.7. Përcjelljen dhe zbatimin e instruksioneve, rregulloreve dhe ligjeve mbi menaxhimin e financave dhe bashkëpunimin me njësitë organizative të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit lidhur me çështjet financiare;
1.8. Mbajtjen e kontakteve me njësitë organizative të Këshillit, Prokurorit të Shtetit dhe me Ministrinë e Financave;
1.9. Në bashkëpunim me njësitë organizative të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit përgatit raportet mujore, tre mujore dhe vjetore mbi shpenzimet financiare, dhe
1.10. Koordinimin dhe planifikimin e punëve në fushëveprimtarinë e vet.
1. Divizioni për shërbime të përgjithshme ka përgjegjësitë në vijim:
1.1. Koordinimin dhe ofrimin e mbështetjes logjistike për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;
1.2. Menaxhimin e pasurisë (aseteve), materialit shpenzues, orendive, pajisjeve, automjeteve, ndërtesave, si dhe pasurive të paluajtshme të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
1.3. Menaxhimin e hapësirave të punës dhe ndërtesave të Këshillit dhe prokurorive dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të tyre, duke përfshirë instalimet elektrike, gjeneratorët, sistemin e ngrohjes qendrore, instalimet e ujit dhe të ngjajshme; dhe
1.4. Planifikimin, mbikëqyerjen dhe kontrollin e shërbimeve të transportit, logjistikës, mirëmbajtjes dhe sigurisë për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit.
Zyra e Transportit
1. Zyra e transportit e cila është përgjegjëse për:
1.1. Planifikimin dhe organizimin e transportit dhe mirëmbajtjen e automjeteve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
1.2. Koordinimin dhe mbikqyrjen e funksionimit të transportit në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit;
1.3. Mbajtjen e regjistrave dhe raportimin për shpenzimet e transportit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.
Zyra e Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
1. Zyrën e logjistikës dhe mirëmbajtjes e cila ka përgjegjësitë në vijim:
1.1. Planifikimin e logjistikës së nevojshme për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;
1.2. Inventarizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të punës, materialit të zyrës, si dhe furnizimin me karburant;
1.3. Realizimin e kërkesave për pajisje, inventar dhe furnizim me material administrativ;
1.4. Mirëmbajtjen e sistemit të regjistrimit të pasurisë, regjistrimin dhe shifrimin e gjithë inventarit;
1.5. Mirëmbajtjen e ndërtesave dhe pajisjeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
1.6. Koordinimin e pranimit dhe shpërndarjes së mallit në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit, dhe
1.7. Monitorimin dhe garantimin e sigurisë fizike të objekteve dhe pajisjeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit përfshirë raportimin lidhur me këto çështje.