- Departamenti për Teknologji Informative ka përgjegjësitë në vijim:
- Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet;
- Udhëheq dhe koordinon zbatimin e aktiviteteve të teknologjisë informative për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;
- Zbaton politikat dhe vendimet e miratuara nga Këshilli dhe Prokurori i Shtetit që përkojnë me fushë veprimtarinë e teknologjisë informative, dhe
- Mbikëqyr dhe ofron mbështetje për përdorimin e teknologjisë informative në sistemet elktronike të menaxhimit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.
Struktura e Departamentit
1. Departamenti për Teknologji Informative ka strukturën në vijim:
1.1. Divizioni për infrastrukturë (rrjet dhe server), dhe
1.2. Divizioni për sisteme elektronike (softuer).
1. Divizioni për infrastrukturë (rrjet dhe server) ka këto përgjegjësi:
1.1. Administrimin e infrastrukturës së rrjetit dhe sistemeve kompjuterike në sistemin prokurorial;
1.2. Planifikimin, organizimin, kontrollimin dhe vlerësimin e infrastrukturës së rrjetit dhe pajisjeve tjera harduerike në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit;
1.3. Zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të përdorimit të infrastrukturës së rrjetit dhe pajisjeve tjera harduerike;
1.4. Administrimin, konfigurimin dhe menaxhimin e sistemit të serverëve;
1.5. Menaxhimin dhe administrimin me DataCenter, përfshirë përpilimin dhe implementimin e planit për backup dhe rikuperim në rast të fatkeqësive natyrore;
1.6. Përcaktimin e kushteve për përdorimin e softuerëve dhe efekteve të tyre në disponushmërinë e sistemit, dhe
1.7. Koordinimin e mbështetjes teknike për përdoruesit e teknologjisë informative në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit.
2. Divizioni për sisteme elektronike (softuer) ka përgjegjësitë në vijim:
2.1.Planifikimin, organizimin, kontrollimin dhe vlerësimin e nevojave për sisteme dhe komponente softuerike;
2.2. Përgatitjen e kërkesave funksionale dhe jo funksionale të sistemeve softuerike të planifikuara për përdorim në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit;
2.3. Përcaktimin e arkitekturës, dizajnit dhe programimit të sistemeve softuerike në përputhje me kërkesat e caktuara;
2.4. Ofrimin e mbështetjes në përzgjedhjen e sistemeve softuerike, instalimin e tyre si dhe përkrahjen teknike për përdorimin e tyre, duke ofruar trajnime dhe përgatitur manuale e përdorimit;
2.5. Zbatimin dhe vënien në përdorim të sistemeve softuerike;
2.6. Administrimin e e-mailave (Exchange server), anti-spam dhe mbrojtjen nga viruset, dhe
2.7. Ofrimin e përkrahjes teknike për përdorimin e kompjuterëve dhe sistemeve softuerike për përdoruesit fundor (Helpdesk).