1. Divizioni i burimeve njerëzore ka përgjegjësitë në vijim:
1.1. Mbarëvajtjen e procedurave të personelit në të gjitha nivelet e sistemit prokurorial;
1.2. Punët juridiko - administrative që kanë të bëjnë me personelin, duke e zbatuar legjislacionin në fuqi;
1.3. Administrimin e kontratave të punës, akteve të emërimit dhe dosjeve të personelit;
1.4. Përgatitjen e të dhënave statistikore për numrin dhe strukturën e të punësuarve në sistemin prokurorial të Kosovës;
1.5. Udhëheqjen e punëve që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të personelit administrativ nga marrëdhënia e punës;
1.6. Ofrimin e shërbimeve për pagat, shtesat dhe pagesa tjera për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit, dhe
1.7. Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet.