1. Auditori i brendshëm i raporton Drejtorit dhe është përgjegjës për:
1.1. Kryerjen e auditimit të brendshëm në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, statutin e brendshëm të auditimit, kodin e etikës dhe standardet profesionale;
1.2. Shqyrtimin e të dhënave teknike, ekonomike dhe financiare të dokumenteve të Këshillit, Sekretariatit, prokurorive dhe organeve tjera që janë subjekt i auditimit;
1.3. Përpilimin e raporteve mbi vlerat materiale dhe monetare për subjektin nën auditim se a janë në pajtueshmëri me rregullat dhe legjislacionin në fuqi;
1.4. Rekomandimin emasave që duhet të ndërmerren nga subjekti përkatës me qëllim të evitimit të parregullësive, mangësive në sistemin e meaxhimit dhe kontrollit të subjektit të audituar si dhe me qëllim të ngritjes së ekonomizmit dhe efikasitetit të shërbimeve ndaj shfrytëzuesve;
1.5. Ofrimin e shërbimeve të pavaruara, objektive dhe këshillëdhënëse të dizajnuara që të shtojnë vlerën dhe përmirësojnë veprimtarinë e brendshme;
1.6. Ofrimin e asistencës në arritjen e objektivave duke sjellë një qasje sistematike për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e proceseve të menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit;
1.7. Identifikimin dhe vlerësimin e efikasitetit të politikave dhe procedurave ekzistuese si dhe përgatitjen e raporteve përfundimtare duke siguruar edhe përcjelljen e mëpastajshme të rekomandimeve të dhëna.