1180 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 2 dhjetor 2016 - Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetepesë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Duke u mbështetur në kompetencat ligjore, ky takim i jashtëzakonshëm është thirrur nga Kryesuesi i KPK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit dhe ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte: shqyrtimi i vazhdimit të transferimit të prokurorit Abdurrahim Islami në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

KPK-ja gjatë këtij takimi vendosi që prokurorit Abdurrahim Islami, t’i vazhdohet transferimi në Prokurori Speciale të Republikës së Kosovës edhe për 6 muaj.

Pra, sipas vendimit të KPK-së, prokurori Abdurrahim Islami do të vazhdoi punën si prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës deri më 31 maj 2017.