1631 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Hartohet Plani i Punës së KPK-së për vitin 2018

Prishtinë, 18 dhjetor 2017 - Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës në një punëtori të organizuar, kanë hartuar Planin e Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2018.

Gjatë hartimit të Planit të Punës për vitin 2018, anëtarët e KPK-së kanë caktuar objektivat, synimet dhe planin e veprimit për realizimin e punëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës gjatë  vitit 2018.

Në planin e punës për vitin 2018, anëtarët e KPK-së si prioritet kanë caktuar ngritjen e administrimit, mbikëqyrjes, efikasitetit dhe rritjen e transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës.

Plani i Punës i KPK-së do të paraqitët për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës.