1635 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj: Digjitalizimi i prokurorive do të ngritë efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën

Prishtinë, 20 dhjetor 2017 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në bashkëpunim me Projekti TIK/SMIL ka organizuar tryezë pune me temën “Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lendeve (SMIL) për prokurori”.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte njoftimi për aktiviteteve të SMIL-it, konceptet e përgjithshme të tij, kriteret për shpërndarjen e lendeve në mënyrë automatike, ndërlidhja e SMIL-it me sisteme tjera të institucioneve të zbatimit të ligjit.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë Kryesuesi i KPK-së, Drejtori i Sekretariatit, kryeprokurorë, prokurorë dhe administratorë të prokurorive të Republikës së Kosovës.

Lidhur me Projektin ka folur kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, i cili para të pranishmëve tha se digjitalizimi i prokurorive është një ndër objektivat e Këshillit Prokurorial të Kosovës pasi që do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.

Kryesuesi Isufaj duke folur për rendësin e Projektit SMIL tha se implementimi i suksesshëm i këtij projekti do të thotë një sukses i përgjithshëm i sistemit prokurorial, por jo vetëm kaq, sipas tij, do të thotë edhe ngritje e besueshmërisë së qytetarëve në punën e sistemit prokurorial.

Pjesëmarrësit diskutuan për sistemin e ndarjes së lëndëve, me fokus të veçantë për kriteret në ndarjen e tyre. Gjatë kësaj punëtorie u bë prezantimi i prototipit të sistemit - SMIL për prokurori.