1880 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Performancë pozitive në trajtimin e lëndëve të korrupsionit

Prishtinë, 31 maj 2018 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Levizja Fol me titull:  “Performanca e gjyqësorit dhe prokurorisë në luftën kundër korrupsion për vitin 2017”.

Gjatë kësaj tryezë, kryesuesi Isufaj ka thënë se për të tretin vit me radhë trendi i zgjidhjes së lëndëve është pozitiv dhe atë mbi 25 për qind.

“Për vite me radhë jemi ballafaquar me numër në rritje të lëndëve dhe me numër të vogël çoftë të prokurorëve, çoftë të gjyqtarëve. Megjithatë që nga koha kur gjyqësori u administruar nga faktori ndërkombëtar deri në ditët e sotme janë bërë përparime të dukshme dhe padyshim mund të theksojmë se ka një avancim gradual dhe shumëdimensional. Nuk ka asnjë dilemë se ne kemi avancuar sistemi e planifikimit duke punuar si ekip kemi rritur buxhetin përmes një planifikimi më të mirë, dhe një shpenzimi më efektiv dhe ky ka qenë argumenti kryesor që për vitin 2018 të miratohet ligji ku sistemit prokuroria i aprovohen 148 pozita shtesë vetëm për personel administrativ”, tha Isufaj.

Në anën tjetër, Jeton Zulfaj nga Lëvizja Fol, tha se në bazë të raportit “Përtej Numrave”, i cili u publikua gjatë kësaj tyeze, prokuroritë në vitin 2017 kanë trajtuar më shumë lëndë sesa që ka pranuar nga viti paraprak.