1905 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet rishikimi i akteve nënligjore

Prishtinë, 13 qershor 2018 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka mbajtur takim të përbashkët me komisionet e përhershme të KPK-së, ku kanë diskutuar për rishikimin e akteve nënligjore të sistemit prokurorial të Kosovës.

Gjatë këtij takimi anëtaret e komisioneve janë pajtuar se aktet nënligjore të cilat janë të parapara për rishikim me Planin e Punës të KPK-së për vitin 2018, do të ndryshohen pas miratimit të ligjeve që i takojnë sistemit prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, anëtarët u pajtuan që për aktet nënligjore të cilat nuk varen nga miratimi i ligjeve që pritet të miratohen nga Kuvendi, të bëhet rishikim dhe ndryshimi i tyre.