1925 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Analizohen vizitat e realizuara në 4 prokurori Themelore

Prishtinë, 22 qershor 2018 - Komisioni për Administrimin e Prokurorive ka mbajtur takimin e radhës. Në këtë takim u analizuan të gjeturat nga vizitat e realizuara në prokuroritë themelore të Pejës, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajt dhe u përcaktua kalendari i vizitave në prokuroritë e mbetura.

Po ashtu, Komisioni ka analizuar fillimin e procesit të zbatimit të sistemit për menaxhimin elektronik të rasteve (SMIL) dhe kanë përcaktuar një plan veprimi për hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces përfshirë afatet kohore dhe përgjegjësit për realizimin e tyre, si dhe është përcaktuar forma dhe dinamika e monitorimit të këtij procesi.