1973 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

U mbajt tryezë treditore e punës për hartimin e Kodit të Etikës për Prokurorë

Prishtinë, 27 qershor 2018 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, kryeprokurorë dhe prokurorë të prokurorive të Kosovës, si dhe zyrtarë të lartë të Sekretariatit morën pjesë në tryezën treditore me përfaqësues të shoqërisë civile dhe prokurorë nga Holanda.

Tryeza u mbajt në Ohër, të cilën e organizoi KDI-ja në bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CILC), e financuar nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte hartimi i draftit të Kodit të ri të Etikës për Prokurorë në Republikën e Kosovës, kurse ndër temat e trajtuara në tryezë ishin integriteti, transparenca, llogaridhënia, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i prokurorëve, si dhe çështje të ndryshme për sjelljen etike të prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.