1974 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet Sesioni i 8-të trajnues i këshilltarëve rezidentë të Projektit të Binjakëzim të BE-së

Prishtinë, 6 korrik 2018 - Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, është duke marrë pjesë në Sesionin e 8-të trajnues të këshilltarëve rezidentë të Projektit të Binjakëzimit të BE-së në Bruksel.

Kreu i Sekretariatit të KPK-së merr pjesë në këtë eveniment në cilësinë e udhëheqësit vendor të Projektit të Binjakëzimit të BE-së “Fuqizimi i efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”, me ç’rast ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian, me të cilët ka diskutuar për çështjet praktike, metodat e punës së binjakëzimit dhe çështjet e menaxhimit të tyre përkatës.