2099 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

U shënua përmbyllja e trajnimit të trajnerëve të SMIL-it të Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Prishtinë, 2 tetor 2018 – Në takimin e shënimit të përmbylljes me sukses të trajnimit të trajnerëve të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL), i cili u kryesua nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi, u diskutua për procesin e trajnimeve vijuese në Shkrimoren e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Në këtë fazë ka përfunduar trajnimi i referentëve për pranimin dhe regjistrimin e lëndëve gjer te faza e shpërndarjes së lëndëve të prokurorëve përkatës, gjithashtu, është prezantuar edhe plani kohor i trajnimeve të prokurorëve, zyrtarëve ligjorë dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.

Në fund të takimit janë certifikuar trajnerët për stafin, të cilët do ta bartin barrën kryesore të trajnimeve dhe vënien në zbatim të SMIL-it në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.    

Ky trajnim është duke u mbajtur nga stafi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe mbështetet nga Projekti TIK-SMIL.