2141 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

UNDP-ja mbështet sistemin prokurorial për zbatimin e Ligjit të ndërmjetësimit

Prishtinë, 23 tetor 2018 – Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative të KPK-së, z. Bahri Hyseni, Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, z. Lavdim Krasniqi, kanë në pritur në takim përfaqësuesit e UNDP-së, me ç ‘rast kanë diskutuar për zbatimin e Ligjit të ndërmjetësimit.

Në këtë takim u diskutuan risitë kryesore të këtij ligji dhe u vendos të ndërmerren disa aktivitete për të njoftuar prokurorët për përmbajtjen e tij, kurse në vijim të dyja palët u pajtuan që t’i kushtohet vëmendje e veçantë marrëdhënieve në mes të ndërmjetësimit dhe mekanizmave të tjerë për zgjidhje alternative të kontesteve, rregullave vendore dhe ndërkombëtare për ndërmjetësim, rolit dhe përgjegjësive të ndërmjetësuesve dhe protokollit të referimit të rasteve nga prokuroritë në qendrat e ndërmjetësimit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e UNDP-së u shprehën të gatshëm për të ndihmuar sistemin prokurorial në aktivitete të ndryshme për zbatimin e këtij ligji, i cili përshkruan kuptimin rrënjësor të parimeve dhe rregullave më të rëndësishme të ndërmjetësimit në Republikën  e Kosovës.