2531 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Propozohet për miratim Rregullorja për procedurën disiplinore të prokurorëve

Prishtinë, 28 maj 2019 – Komisioni për Çështje Normative, i cili është udhëhequr nga kryesuesi i tij, Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin kanë marrë pjesë Kryesuesi i Grupit punues për hartimin e akteve nënligjore bazuar në Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Arben Ismajli, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së në Kosovë dhe UNDP.

Qëllimi i këtij takimi ishte draftimi final i Rregullores për procedurën disiplinore të prokurorëve.

Pas plotësim ndryshimeve të propozuara nga pjesëmarrësit e këtij takimi, Komisioni vendosi që t’i rekomandojë Këshillit Prokurorial të Kosovës këtë rregullore për miratim në takimin e radhës.

Kjo rregullore është hartuar si rezultat i ndryshimeve ligjore në fushën e disiplinimit të prokurorëve.