2532 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet punëtori për hartimin e Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve

Prishtinë, 29 maj 2019 – Këshilli Prokurorial i Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së ka organizuar një punëtori treditore për hartimin e Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve.
 
Në dy sesionet e kësaj punëtorie kanë marrë pjesë anëtarët e KPK-së, kryeprokurorët e prokurorive themelore, udhëheqësit dhe stafi i administratës së KPK-së dhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, e cila ka përkrahur këtë punëtori. 
 
Më këtë rast është bërë prezantimi i konceptit të avancimit të sistemit të vlerësimit të performancës së prokurorëve, duke vazhduar hartimin nen për nen me diskutime konkrete dhe formularët e vlerësimit të performancës.
 
Në përmbyllje të punëtorisë janë definuar veprimet e ardhshme konkrete rreth finalizimit të këtij drafti të rëndësishëm për procedurat e vlerësimit të prokurorëve, si dhe qasjen lehtësuese të përmbylljes së suksesshme të tij.