2627 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Dinamizohen angazhimet për fillimin e procesit të hartimit të akteve nënligjore që forcojnë zhvillimin profesional të prokurorëve

Prishtinë, 10 korrik 2019 - Kryetari i  Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi zhvilloi takim me Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e  Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa, për të diskutuar gjetjen e modeleve dhe praktikave të avancuara dhe inkorporomini e tyre në aktet nënligjore të cilat janë në proces të hartimit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës është në përgatitje të fillimit të procesit të hartimit respektivisht plotësim-ndryshimit të Rregullores për Njësitin për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, Udhëzimit Administrativ për dosjen e prokurorëve, Rregullores për zhvillimin profesional të prokurorëve dhe personelit administrativ, si dhe akte tjera të parapara me Planin e punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2019”.

Gjatë këtij takimi u diskutuan  ndryshimet ligjore që kanë pësuar në muajt e  fundit dhe nevoja urgjente që të ndryshohen edhe rregulloret dhe të adaptohen në frymën e ligjeve  në fuqi, po ashtu janë diskutuar edhe një gamë e gjerë formash nga praktikat ndërkombëtare të cilat mund të merren si shembuj të mirë, por pasi të analizohen mundësit e përshtatjes së tyre me rrethanat dhe zhvillimet në sistemit prokurorial të Kosovës.

Si rrjedhojë  në takim pati pajtim për ndërtimin e një sistemi të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të prokurorëve, profilizimin e tyre dhe matjen e performancës bazuar në trajnimet e ndjekura, me qëllim të ndikimit pozitiv në cilësinë e punës së secilit.

Në këtë takim mori pjesë edhe Fitore Sadiku konsulente ligjore  e UNDP-së në KPK