2643 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Hyseni po qëndron për vizitë studimore në Austri

Vienë/Austri, 24 korrik 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, është duke qëndruar në një vizitë studimore në Vienë të Austrisë, ku janë duke u trajtuar temat e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Gjatë kësaj vizite studimore është duke u biseduar për parandalimin dhe ndjekjen penale të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar lidhur me luftimin e dukurive kundërligjore të lartcekura.

Po ashtu, do të trajtohen edhe tema tjera që lidhen me hetimin dhe përvojat e Austrisë në luftë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në këtë vizitë studimore po marrin pjesë edhe prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorë të prokurorive tjera, gjyqtarë, zyrtarë policorë, përfaqësues të ATK-së dhe inteligjencës financiare.

Kjo vizitë studimore është organizuar nga Ministria Federale e Financave të Austrisë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC).