2645 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takim me administratorët e prokurorive përmes videokonferencës

Prishtinë, 24 korrik 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur me administratorë të prokurorive takim përmes videokonferencës. Në këtë takim kanë marrë pjesë udhëheqës të departamenteve dhe zyrtarë administrativ të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi i bashkëpunimit në mes të njësive organizative të KPK-së dhe prokurorive të te gjitha niveleve, me fokus të veçantë në regjistrimin e lëndëve të vjetra në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), ku të gjithë administratorët prezantuan ecurinë e punëve të prokurorive që ata përfaqësojnë në regjistrimin e lëndëve të lartcekura.                                                                               

Me këtë rast, drejtori Krasniqi, ka njoftuar administratorët e prokurorive me zhvillimet e reja në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës e që ndërlidhen me punët dhe nevojat e prokurorive.

Gjithashtu administratorët janë njoftuar edhe me procedurat që duhet aplikuar lidhur me kursimin e shpenzimeve gjatë përdorimit të materialeve shpenzuese në procesin e punës së prokurorive dhe për mundësin e shfrytëzimit të kontratave me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë.