2658 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Organizohet takim koordinues për unifikimin e raporteve statistikore të SMIL-it

Prishtinë, 8 Gusht 2019 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Lavdim Krasniqi, në bashkëpunim me Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorive (NJSHPP), Valon Jupa, ka organizuar një takim koordinues për prezantimin e unifikuar të raporteve statistikore të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), në të cilin morën pjesë zyrtarët e Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorive (NJSHPP), udhëheqësit e shkrimoreve të prokurorive të vendit dhe zyrtarët e Projektit SMIL nga SKPK-ja.  

Fokusi i takimit të sotëm është vënë te metodologjia dhe forma e prezantimit të unifikuar të raporteve statistikore të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) dhe te mënyrat e krahasimit të të dhënave statistikore manuale dhe elektronike.  

Në këtë kontekst janë zhvilluar diskutimet e të pranishmëve për përdorimin e SMIL-it, qasjen dhe mënyrat e drejta të gjenerimit të statistikave dhe përgatitjen e raporteve në bazë të standardeve të përcaktuara, me ç’rast janë prezantuar format për krahasimin e të dhënave dhe mënyrat e raportimit të tyre, duke marrë parasysh edhe përmirësimin e gabimeve eventuale, të cilat bëhen gjatë procesit të punës në shkrimoret e prokurorive.

Në fund të takimit u trajtuan edhe çështjet e raportimit të statistikave për ngarkesën e prokurorëve dhe harmonizimin e tyre me raportet për punën e prokurorive.