2699 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

U mbajt aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut në sistemin prokurorial

Prishtinë, 10 shtator 2019 Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe institucioni i Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë organizuar një aksion vullnetar për dhurim të gjakut, me ç ‘rast ftesës për dhurim iu përgjigjën një numër i madh i zyrtarëve të sistemit prokurorial.

Bashkëpunimi ndërinstitucional i sistemit prokurorial dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka vazhduar duke u rritur në saje të interesimit të dyanshëm për të bërë akte të tilla humanitare që shpëtojnë jetë njerëzish.

Iniciativës së sotme për dhurimin e gjakut i janë përgjigjur 22 punonjës të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut ka vlerësuar lart iniciativën e dhurimit të gjakut, duke  shprehur mirënjohje për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut.