2701 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet punëtori për finalizimin e uebportalit të sistemit prokurorial

Prishtinë, 11 shtator 2019 –  Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka organizuar një punëtori dyditore për finalizimin i uebportalit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, në të cilin po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, anëtarët e grupit punues për zhvillimin e uebportalit dhe zyrtarë të tjerë.

Qellimi i kësaj punëtorie dyditore është përmbyllja e draftit të dizajnimit të uebportalit të sistemit prokurorial.

Rrjedhimisht, objektiv i kësaj punëtorie është edhe ngritja e transparencës, harmonizimi i të dhënave dhe krijimi i qasjes së lehtë të publikut në informacionet e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Gjatë zhvillimit të punëtorisë është diskutuar në detaje përmbajtja praktike dhe teorike e zhvillimit të elementeve kryesore vizuele dhe përmbajtjesore të këtij uebportali, si dhe janë inkorporuar rekomandimet e ndryshme profesionale, të cilat do të mundësojnë një qasje më të lehtë dhe transparencë publike, si dhe aplikimin e standardeve të larta në fushën e komunikimit publik të sistemit prokurorial.