2720 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takim me administratorët e prokurorive përmes videokonferencës

Prishtinë, 19 shtator 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur me administratorë të prokurorive takim përmes videokonferencës. Në këtë takim kanë marrë pjesë udhëheqës të departamenteve dhe zyrtarë administrativ të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte komunikimi dhe koordinimi i bashkëpunimit në mes të njësive organizative të KPK-së dhe prokurorive të te gjitha niveleve.

Gjatë takimit u bisedua për proceset e punës, E – pasurinë dhe ndryshimet e reja që janë bërë në këtë sistem si dhe për ecurinë e regjistrimit të lëndëve të vjetra në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL). Ndërsa planifikimi vjetor i nevojave të prokurorive ishte temë tjetër e trajtuar në mes Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së dhe administratorëve të prokurorive.

Gjithashtu me administratorët është diskutuar për vijueshmërinë në punë të stafit të prokurorive dhe është kërkuar që vijueshmëria në punë të jetë konform akteve juridike që e rregullojnë këtë fushë.

Në fund, drejtori Krasniqi ka shfrytëzuar këtë takim për të njoftuar administratorët e prokurorive me zhvillimet e reja në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës e që ndërlidhen me punët dhe nevojat e prokurorive.