2744 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet metodologjia për zhvillimin institucional të sistemit prokurorial

Prishtinë, 28 tetor 2019 – Përfaqësuesit e Këshilli Prokurorial të Kosovës kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit britanikë të Projektit “Forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë” në kuadër të grupit punues për zhvillimin institucional të sistemit prokurorial.       

Gjatë këtij takimi, në të cilin morën pjesë Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi, Kryesuesja e Komisionit për Administrimin e Prokurorive, Radica Miliq, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorive, Valon Jupa, si dhe stafi profesional i Këshillit, është diskutuar metodologjia e zhvillimit institucional si pjesë e projektit britanik për mbështetjen e sistemit prokurorial të Kosovës.

Rrjedhimisht, gjatë takimit, grupi punues është pajtuar që të angazhohet për zhvillimin e metodologjisë së këtij koncepti të ri në drejtim të fuqizimit të planifikimit strategjik dhe realizimit të sistemit të punës, me qëllim të avancimit të përformansës së KPK-së dhe PSH-së.