2745 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

DEKLARATË PËR MEDIA E KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 28 tetor 2019 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) deklaron se shkrimet e botuara në portalin “Insajderi” janë tendencioze dhe të pabazuara, duke sulmuar integritetin e Këshillit, anëtarëve të tij dhe kandidatit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Rrjedhimisht, përveç pretendimeve të pabazuara në këto shkrime, KPK-ja nuk ka asnjë informatë për të vërtetuar se ekziston ndonjë konflikt interesi, andaj asnjë anëtar i Këshillit nuk do të tërhiqet nga procesi.

  ​

  ​